LAJMI I FUNDIT:

Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë
Foto: Ilustrim

Polica ka njoftuar se sot rreth orës 18:00 në fshatin Cërrnillë të Ferizajt, tek një grua e dyshuar ka konfiskuar një armë gjysmë automatike dhe 8 fishekë.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, gruaja me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.


Në njoftimin e policisë thuhet se “Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri. Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”.

“E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve'”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/