Nismat dhe ndryshimet ligjore nga Qeveria, në adresimin e dhunës në baza gjinore, dhe trajtimin e këtyre rasteve nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, u diskutuan me policë, mbrojtës të viktimave, përfaqësues të strehimoreve dhe qendrave për punë sociale në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në hapje të tryezës, Kurti tha se Qeveria ka treguar përkushtim serioz dhe veprime konkrete në dritë të luftimit të dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore, duke kuptuar pasojat fatkeqe të këtyre dukurive në shoqërinë tone.
“Kemi krijuar mekanizma që ndjekin krimin dhe llogarisim në sistemin gjyqësor të pavarur e efikas që të bëjë detyrën e tij. Përmes aktivizmit shoqëror ne e kemi obligim të parandalojmë dhunën në familje dhe dhunën me baza gjinore”, tha Kurti.
Ai e bëri të qartë se si shtet, përmes prokurorisë efikase e gjyqësorit të urtë e të palëkundur në vendimmarrje, duhet të dërgojmë mesazhin që dhuna persekutohet, gjykohet e dënohet në mënyrën më të fuqishme.
“Qeveria ka prioritizuar luftën kundër dhunës mbi baza gjinore, atë të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave si një nga 5 objektivat strategjike, ndër të cilat është edhe harmonizimi i legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit”, theksoi Kryeministri.
Më tej, kryeministri tha se “nuk mund të lejojmë që të përsëriten rastet e dhunës që na tronditin të gjithëve si shoqëri dhe kanë pasoja prej fëmijëve deri te pleqtë”.
“Në qoftë se nuk e kuptojmë seriozisht obligimin tonë dhe i qasemi në mënyrë të strukturuar rrezikojmë të ballafaqohemi me lajme të këtilla dhe mandej vazhdimisht bëjmë pyetjen e njëjtë e të vjetër a thua se çka na ndodhi?”, pyeti kryeministri.
Ai tha se nuk kemi nevojë për raste të tjera për të kuptuar që këtë dukuri duhet të luftohet në mënyrë efikase tërë kohën, nga të gjithë, kudo.
“Të gjithë kemi përgjegjësi pa marrë parasysh pozitën, pa marrë parasysh sa e duam punën që kemi apo me çfarë probleme ballafaqohemi. Ndonjë zyrtar mund të mos e ketë ndonjë ditë të mirë të punës por ne duhet t’ju shërbejmë qytetarëve, ajo nuk duhet të reflektohet në punën që bëjmë e në shërbimin që japim”.
“Ne e dimë që në jetën tonë të përditshme është vështirë me i gjet dy ditë identike. Disa ditë njeriu është më i zellshëm se sa në disa ditë të tjera, mirëpo pavarësisht prej gjendjes shpirtërore, emocionale, mendore që do ta ketë secili zyrtar në secilën ditë të javës e javë të muajit, e muaj të vitit, kurrqysh kjo nuk bën të reflektohet në punën që e bëjmë për shtetin dhe në shërbimin të cilin po i japim qytetarit”.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti tha se “në funksionet dhe detyrat të cilat i kemi pranuar tani duhet të dëshmojmë me përgjegjësi të plotë profesionale. Si shoqëri, si institucione, si qytetarë nuk duhet të lejojmë as edhe një viktimë më shumë në betejën tonë kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. As edhe një më shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite