LAJMI I FUNDIT:

Salihi nga GLPS: Reduktimi i seancave po paraqiten si rezistencë e Gjyqësorit ndaj Qeverisë

Salihi nga GLPS: Reduktimi i seancave po paraqiten si rezistencë e Gjyqësorit ndaj Qeverisë

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” ka bërë të ditur se qindra seanca janë anuluar si shkak i vendimit të fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Si rrjedhojë, gjykatat dhe prokurorit kanë reduktuar aktivitetin e tyre.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Salihi ka deklaruar se një veprim i tillë i gjykatave po shihet si një rezistencë apo kundërvënie e gjyqësorit ndaj Qeverisë.


“KPK-ja dhe KGJK-ja tashmë kanë marrë vendim që të reduktojnë aktivitetin. Kësisoj, GLPS në bazë të monitorimit sistematik të Gjyqësisë, vren që ka një numër të madh të seancave që janë anuluar për shkak të vendimeve të fundit të marrura nga KPK dhe KGK. Aktualisht, kemi me qindra seanca të cilat janë anuluar si shkak i këtyre vendimeve që po paraqiten si një rezistencë apo kundërvënie e gjyqësorit karshi Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendimin e uljes së pagave”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se si pasojë e këtyre veprimeve, numri i lëndëve në gjykatë do të rritet dhe se një veprim i tillë i Qeverisë është cilësuar i kundërligjshëm nga ana e GLPS-së.

“Ne si GLPS po edhe me disa organizata të tjera të shoqërisë civile kemi dalur me një reagim përmes të cilit kemi kërkuar nga qeveria të anulojë një veprim të tillë të kundërligjshëm”, ka deklaruar Salihi gjersa ka theksuar se një vendim i tillë prek pavarësinë e gjyqësorit.

Në emër të GLPS, ai bën thirrje që të gjendet një zgjidhje afatgjate.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori