Shefi i Kampionatit Botëror në Katar pranon për herë të parë se kanë vdekur ndërmjet 400 dhe 500 punëtorë
Shefi i Kampionatit Botëror në Katar, Hassan Al-Thawadi, për herë të parë ka konfirmuar se qindra punëtorë emigrantë kanë vdekur gjatë punimeve ndërtimore të lidhura me turneun. Bëhet fjalë për, siç tha ai, 400 deri në 500 punëtorë, që është një numër pakrahasueshëm më i madh se ai që kishin deklaruar më herët zyrtarët e Katarit.
Në një intervistë me Piers Morgan që u transmetua në TalkTV të hënën, Al-Thawadi u pyet për numrin e vdekjeve të punëtorëve emigrantë si rezultat i punës në lidhje me Kampionatin Botëror.
“Vlerësimi është rreth 400, midis 400 dhe 500. Unë nuk kam një numër të saktë, është diçka që është diskutuar. Edhe një vdekje është shumë, kjo është thjesht kështu”, citohet të ketë thënë Al-Thawadi (pozita e të cilit përshkruhet si sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë – organizata përgjegjëse për koordinimin midis enteve publike dhe private për të siguruar që projektet e infrastrukturës dhe zhvillimit të dorëzohen në gatishmëri për FIFA Kampionatin Botëror 2022).
.
World Cup boss Hassan Al-Thawadi tells Piers Morgan 400-500 migrant workers have died as a result of work done on projects connected to the tournament.
"Yes, improvements have to happen."@piersmorgan | @TalkTV | #PMUQatar pic.twitter.com/Cf9bgKCFZe
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 28, 2022
“Mendoj se çdo vit standardet e shëndetit dhe sigurisë në kantieret e ndërtimit po përmirësohen, të paktën në kantieret tona të ndërtimit, kantieret e Kampionatit Botëror, ato për të cilat ne jemi përgjegjës. Absolutisht”, është shprehur tutje.
Më herët në nëntor, një zyrtar qeveritar i tha CNN se kishte pasur tre vdekje të lidhura me punën në stadiumet e Kampionatit Botëror dhe 37 vdekje jo të lidhura me punën në vet kantieret e ndërtimit të stadiumit. Këto shifra i përsëriti edhe një zëdhënës i Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë në Katar.
The Guardian, nga ana tjetër, raportoi vitin e kaluar se 6.500 punëtorë emigrantë nga Azia Jugore kishin vdekur në Katar që kur vendit iu dha Kampionatit Botëror në vitin 2010 dhe se shumica e punëtorëve të vdekur ishin përfshirë në punë të rrezikshme për paga të ulëta, shpesh në nxehtësi ekstreme. Por, ai raport nuk i lidh të gjitha 6.500 vdekjet me projektet e infrastrukturës së Kampionatit Botëror.
Në vitin e kaluar, Al-Thawadi e kundërshtoi shifrën, duke i thënë CNN se figura e The Guardian ishte një titull sensacionalist dhe mashtrues dhe se raportit i mungonte konteksti.
Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë së Katarit i tha CNN muajin e kaluar se shifra e 6.500 vdekjeve që i atribuohet Kampionatit Botëror në të vërtetë i referohet të gjitha vdekjeve të punëtorëve të huaj në vend gjatë një periudhe 10-vjeçare.
“Kjo nuk është e vërtetë dhe injoron të gjitha shkaqet e tjera të vdekjes, duke përfshirë sëmundjen, pleqërinë dhe aksidentet e trafikut. Gjithashtu nuk pranon se vetëm 20 për qind e punëtorëve të huaj në Katar janë të punësuar në kantiere ndërtimi”, ka thënë ai.
Sipas Amnesty International, punëtorët emigrantë përbëjnë 90 për qind të fuqisë punëtore totale të Katarit.
Po ashtu, është raportuar se që kur Katarit iu dha Kampionati Botëror në vitin 2010, shumë punëtorë emigrantë janë përballur me paga të vonuara ose të papaguara, punë të detyruar, orë të gjata në temperatura të larta dhe probleme të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHeroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin
Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!