LAJMI I FUNDIT:

Rasti i goditjes së një personi me veturë në Leposaviq, Prokuroria heton rastin

Rasti i goditjes së një personi me veturë në Leposaviq, Prokuroria heton rastin

Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale në të cilën shihet një qytetar i cili goditet nga mbrapa nga një veturë në lëvizje, incizimin e së cilës e ka bërë shoferi i veturës, Prokuroria Themelore në veri të Mitrovicës, është duke ndërmarr të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Valon Preteni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prokuroria menjëherë ka kontaktuar dhe udhëzuar Policinë e Kosovës që rasti të hetohet dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit, për verifikimin e rrethanave dhe ndriçimin e këtij rasti.


“Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Prokuroria Themelore e Mitrovicës menjëherë ka kontaktuar dhe udhëzuar Policinë e Kosovës që rasti të hetohet dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit, për verifikimin e rrethanave dhe ndriçimin e këtij rasti, përfshirë identifikimin e personit të dyshuar – vozitësit të automjetit, këmbësorit që është shkelur me veturë, intervistimin e personit që e ka publikuar videon dhe personat tjerë që kanë njohuri lidhur me rastin. Po ashtu, të verifikohet koha, vendi, motivi dhe rrethanat tjera relevante lidhur me rastin”, ka thënë Preteni për Telegrafin.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, tha se policia është njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Hoti për Telegrafin tha se për këtë është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në veri të Mitrovicës. Sipas tij, duhet të vërtetohet autenticiteti i videos, pasi siç theksoi Hoti nuk dihet lokacioni i saktë e as koha dhe nuk ka ndonjë ankues lidhur me lëndime të mundshme në këtë video.

“Njoftimi është marrë nga rrjetet sociale. Është njoftuar prokurori. Duhet të vërtetohet autenticiteti i videos. Përndryshe nuk dihet lokacioni i saktë e as koha, ndërsa asnjë ankues nuk është lajmëruar lidhur me lëndime të mundshme në këtë video”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, kandidati për kryetar komune në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijoviq, të hënën ka publikuar një video në të cilën shihet një qytetar i cili goditet nga mbrapa nga një veturë në lëvizje, incizimin e së cilës e ka bërë shoferi i veturës.

Arsenijoviq përmes postimit të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ngjarja ka ndodhur në Komunën e Leposaviqit.

Ai po ashtu tregoi shqetësimin e këtij veprimi dhe thotë se kjo është bërë në mungesë të policisë në këtë pjesë të Kosovës.

“Jam i shqetësuar me skenën në Komunën e Leposaviqit, ku një njeri (nëse mund të quhet i tillë) në mungesë të policisë e shkel një njeri në rrugë duke i plotësuar egot e tij personale. Shpresoj që herë dokurdo të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori