Eliza Shala nga Mitrovica, është skulptorja 21 vjeçare e cila ka realizuar monumentin e bronztë të Faik Rexhepit, njeriu i cili qëndroi ulur në protestën e muajit gusht të vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga senatori Bob Dole, për të protestuar për të drejtat e tyre, e cila u shua me sulmin brutal të Policisë serbe në atë kohë.
Skulptorja Shala në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ardhur deri tek ideja dhe se sa kohë i ka marr për ta gdhendur këtë skulpturë të bronztë.
Shala tregoi se rastësisht e ka parë një fotografi të fotografit Hazir Reka, ku edhe është inspiruar për të krijuar këtë vepër artistike.
Ajo tha se nuk ka pasur shumë kohë për ta përfunduar këtë vepër, pasi siç theksoi “afati kohor ishte i shkurtër”.
Shala tutje u shpreh se vepra në të cilën ka punuar, ka qenë në kuadër të projektit për promovimin e artistëve të rijnë.
“Rastësisht e kam pa këtë fotografi të Faik Rexhepit nga fotografi, Hazir Reka ku edhe jam inspiruar për motivin dhe vazhdimin e krijimit të një vepre artistike me këtë temë. Në këtë skulpturë kam punuar relativisht me një kohë të shkurt, sepse afati ka qenë i tillë, por skulptura është vendosur një vit më vonë me iniciativën e Arta Balaj, drejtoreshës për kulturë të Prishtinës, që kjo punë të përfundoj sepse ka qenë vepër e punuar në kuadër të projektit për promovimin e artistëve të rijnë”, ka thënë Shala.
Eliza Shala, gjithashtu potencoi se ky punim për të është i një rëndësie të veçantë, pasi siç tha ajo çdo artist ka dëshirë që punimet e veta t’i ekspozojë në hapësirat publike, për promovimin e vlerave artistike.
“Është me rëndësi sepse çdo artist ka nevojë dhe dëshirë që të ekspozoj punimet e veta në hapësirat publike, për promovimin e vlerave të veta artistike. Përmes kësaj vepre paraqitet koha e vështirë dhe rezistenca paqësore që e ka bo kombi shqiptar për çlirim”, tha Shala duke shtuar se është krenare për veprën e realizuar.
“Është një imazh ikonik për të cilën jam krenare që e kam realizuar”.
Por, për Shalën si një skulptore e re, edhe kritikat janë të mirëseardhura.
“Si gjithmonë çdo vepër e cila bëhet publike ka me pas vlerësime të ndryshme. Me sa kam vërejtur është një vlerësim shumë pozitiv për të cilën më kanë dhënë lëvdata, edhe kritikat janë të mirëseardhura”, tha ndër të tjera skulptorja Shala për Telegrafin.
Ndërkaq, Telegrafi kishte realizuar një intervistë me Faik Rexhepin në vitin 2015, ku ndër të tjera kishte thënë se “Askush nuk të mëshiron, nëse nuk je vet këmbëngulës”.
“Askush nuk të mëshiron, nëse nuk je vet këmbëngulës. Me punë arrihet gjithçka. Edhe kombi e edhe shteti varen prej punës. Kjo është ajo që na duhet sot”, kishte thënë Rexhepi në një intervistë për Telegrafin në vitin 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City