LAJMI I FUNDIT:

Tesla po zhvillon një version të rinovuar të Modelit 3

Tesla po zhvillon një version të rinovuar të Modelit 3

Tesla thuhet se po punon në një dizajn të ri të Model 3, sipas burimeve të Reuters.

Modeli i ri, me emrin “Highland”, do të ketë më pak komponentë të brendshëm dhe një pamje të jashtme pak të ridizajnuar.

Me këtë Tesla synon për të ulur kostot e prodhimit dhe për të rritur tërheqjen e sedanit elektrik të mesëm tashmë pesëvjeçar.


Ridizajnimi i paraportuar më parë vjen pasi sedani elektrik përballet me konkurrencë të shtuar nga modelet si BYD të Kinës, Hyundai dhe lansimet e ardhshme nga prodhuesit e tjerë të mëdhenj të automjeteve.

Rinovimi i sedanit me bateri, i cili gjithashtu mund të përfshijë disa ndryshime në performancën e jashtme dhe të motorit të Model 3, do të hyjë në prodhim në fabrikën e Tesla-s në Shangai dhe fabrikën e kompanisë në Fremont, Kaliforni.

Gigafactory Shanghai i Tesla-s do të nxjerrë në prodhim Modelin 3 të ridizajnuar në tremujorin e tretë të 2023-ës. /Telegrafi/