LAJMI I FUNDIT:

Tre emigrantë kaluan 11 ditë në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë

Tre emigrantë kaluan 11 ditë në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë

Roja bregdetare spanjolle thotë se ka shpëtuar tre emigrantë që u strehuan në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i një anijeje cisternë që mbërriti në Ishujt Kanarie këtë javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre burrat u gjetën në anijen cisternë të naftës dhe kimikateve Alithini II, kur ajo hyri në Las Palmas të hënën pas një udhëtimi 11-ditor nga Lagos në Nigeri, sipas faqes së internetit të gjurmimit të anijeve Marine Traffic.


Dhe një foto e shpërndarë nga roja bregdetare i tregonte ata të ulur në atë pjesë të anijes me flamur maltez, pak mbi ujë.

Ata u dërguan në port, me agjencinë spanjolle të lajmeve EFE që tha se ata u trajtuan në spital për dehidrim të moderuar.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që emigrantët tentojnë të kalojnë detin duke qëndruar në këtë pjesë të anijes.

Në tetor 2020, katër persona u strehuan në këtë pjesë të një cisterne nafte nga Lagos, duke u fshehur për 10 ditë përpara se policia t’i zbulonte kur anija hyri në Las Palmas.

Numri i emigrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut në Ishujt Kanarie është rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2019.

Reuters citoi të dhënat spanjolle duke thënë se migrimi nga deti në arkipelag u rrit me 51% në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

Por ata që kalojnë këtë rrugë po rrezikojnë jetën e tyre dhe mijëra njerëz vdesin çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori