LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80 për qind e shqiptarëve duan bashkim kombëtar, profesori Bytyçi tregon pse s’mund të ndodhë

Mbi 80 për qind e shqiptarëve duan bashkim kombëtar, profesori Bytyçi tregon pse s’mund të ndodhë

Pedagogu Enver Bytyçi ka treguar se përse nuk mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve.

Ai theksoi se përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare me asnjë shtet tjetër.

Më tej pedagogu nënvizoi se që Kosova të bashkohet me një shtet tjetër fillimisht duhet të jetë dakord Serbia dhe shteti me të cilën do të bashkohet.


“Ne po merremi shu më me simbolikat dhe shumë pak ose aspak me përmbajtjen e punës të qeverisjes, të rendimentit, të asaj çfarë prodhojnë institucionet, çfarë janë 365 ditët e vitit dhe  jo vetëm një ditë e shpalljes së pavarësisë.

Duke e marrë vetëm me simbolikat, udhëheqësit tanë, liderët tanë po thirren për t’u mburrur me historinë tonë dhe për të premtuar parajsën në të ardhmen. Elitat në Shqipëri janë të interesuara për t’u marrë me simbolikat e të shkuarës, dhe t’i bëjnë njerëzit të harrojnë të tashmen. Sa i përket çështjes së bashkimit, përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare as me Shqipërinë, as me Maqedoninë, as dhe me Malin e Zi.

Një nga zyrtarët e të drejtës  ndërkombëtare, Kosova për t’u bashkuar me një shtet tjetër duhet të jetë dakord shteti nga i cili shkëputesh, shteti me të cilin bashkohet dhe popullsitë e tyre. Në këtë rast Serbia duhet të jetë dakord”, deklaroi ai në Euronewsal.

Sipas tij, nuk mund të elaburohet në asnjë rrethanë çështja e bashkimit kombëtar sepse praktikisht nuk mund të bëhet, teorikisht gënjejnë njerëzit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori