LAJMI I FUNDIT:

“Burj Khalifa” kuq e zi në nder të Ditës së Flamurit

“Burj Khalifa” kuq e zi në nder të Ditës së Flamurit

Në Ditën e Flamurit për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Burj Khalifa është zbukuruar me flamurin e bukur kombëtar.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Burj Khalifa kuqezi je ti”,shkroi Rama.


Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.

Kjo ndërtesë konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë.

Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta. /Telegrafi/