LAJMI I FUNDIT:

Haki Abazi: I gatshëm të dorëhiqem, nëse ndërrohet Kushtetuta për shkak të Asociacionit

Haki Abazi: I gatshëm të dorëhiqem, nëse ndërrohet Kushtetuta për shkak të Asociacionit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se fatkeqësisht kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

Madje, ai tha se nuk beson që do të ketë ndryshim Kushtetues sa i përket Asociacionit, por në rast se ndodh një gjë e tillë është i gatshëm të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.

“Jam i bindur që çështja e asociacionit është pjesë e diskutimit fatkeqësisht por forma se si do të përfshihet në marrëveshjen finale dhe respektimi i plotë i gjykatës kushtetuese duhet të jenë limitet të cilat duhet të ecet para”, tha Abazi për Ekonomiaonline.


Sikur të mos ishte asociacioni pjesë e marrëveshjes sigurisht që s’do të duhej të flisnim për të. Duhet të fillohet të diskutohet si pjesë e marrëveshjes finale. Nuk besoj që do të ketë ndryshim kushtetues për të akomoduar kompetenca ekzekutive të asociacionit. Nëse ndodh një gjë e tillë unë jam i pari që jap dorëheqje”.

Sipas tij, është në interes të BE-së që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Të dyja janë pyetje shumë të vështira. E pat se si përdorën presionin e vizave për çështjen e targave. Instrumentet e presionit janë të shumta në dorën e BE dhe sigurisht që këto presione do të vazhdojnë por unë mendoj që është në interes të BE që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë”, tha Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori