Ishin vitet 1990 kur në Kosovë, festimi i 28 nëntorit dhe përdorimi i flamurit shqiptar, bëhej në mënyrë të fshehur nga autoritetet serbe. Të paktë ishin ata njerëz, që kishin guxim të mblidheshin nëpër oda dhe t’u këndonin heronjve e ta festonin festën kombëtare. Njëri prej tyre ishte edhe rapsodi Fatmir Makolli – pavarësisht rreziqeve nuk e ndali asnjëherë telin e çiftelisë dhe këngën shqipe.
Makolli për Telegrafin tha se sa herë që vjen 28 nëntori atij i ngjallë shumë nostalgji dhe emocione duke i kujtuar edhe kohën e ish- Jugosllavisë kur kishin festuar me frikë dhe nën rreziqe.
“28 nëntori është një ditë që na ngjallë shumë emocione. Unë personalisht kam shumë nostalgji për 28 nëntorin e më hershëm sepse dihet se si e kemi festuar këtë festë në kohën e ish- Jugosllavisë. Në kohën e okupimit serb kemi festuar, mirëpo në kushte të okupimit dhe frikës, kudo që kemi shkuar kemi pasur frikë, e edhe me e kap në dorë çifelinë kishim frikë sepse kanë ndodhur shumë raste që ‘ua kanë jap çiftelinë për koke. Jemi frikësua sepse e kemi pasur në rrezik edhe familjen”, tregon me nostalgji Makolli.
Mirëpo i zhgënjyer shprehet Makolli pasi që sipas tij as për 17 shkurt dhe as për 28 nëntor, institucionet nuk po organizojnë koncerte me folklor shqiptar.
Ai tregon rastin kur kishte kërkuar të luajë me çifteli për festën e 17 shkurtit, por që nuk ishte lejuar.
“Mirëpo tash pas luftës nuk po manifestohet 28 nëntori si më herët, më kujtohet një 17 shkurt i para shtatë ose tetë viteve kur u organizua, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në kohën kur filloi transmetimi i drejtpërdrejtë në televizor, unë nuk isha në gjendje ta shikoj atë program sepse nuk mundem me u pajtua që në një organizim të tillë të mos këtë rapsodë. I thash familjes po shkoj, i mora veshjet kombëtare dhe të gjitha pajisjet teknike. Iu lajmërova organizatorit për 10 minuta vetëm më zvarrisnin mirëpo nuk ndodhi gjë. Dëshiroja të këndoja këngë patriotike aty pasi kishte shumë publik aty, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Nuk mund të festohet 28 nëntori pa rrah teli i çiftelisë”, thotë ai.
E dashuria për çiftelinë kishte ardhur krejt pa pritur në jetën e Fatmirit, edhe pse në moshë të re ai bashkudhëtarë në jetë e kishte çiftelinë duke mos ‘ia lëshuar’ dorën asnjëherë.
“Isha në moshën 14 vjeçare kur djali i axhës tim e kishte marrë një çifteli. Me të kam filluar për herën e parë. Kurse më kujtohet një moment në fshatin Uçë të komunës së Istogut, në një dasmë. Fillova unë të luaj me çifteli në një valle, filluan duartrokitjet dhe bakshishet, pati shumë atmosferë dhe fillova që të luaj me çiftelinë në qafë, nga ajo ditë kam filluar ta praktikoj këtë stil për kënaqësinë e dasmorëve dhe timen po ashtu ”, shprehet Makolli.
Si një njeri që është i pasionuar pas çiftelive, Makolli për Telegrafin tregoi edhe çiftelinë e tij të preferuar dhe arsyen interesante të saj.
“Çiftelia më e dashur për mua është kjo me mbishkrimin ‘Shqipëria’. Kjo çifteli daton që nga viti 1971, është çiftelia ime e preferuar. E para që është që vjen nga Shqipëria që në atë kohë që e kam marrë ishte gjithçka për mua, si merakli i çiftelisë”, përfundoi rapsodi Makolli.
Ndryshe, Fatmir Makolli është maestro i çiftelisë me një karrierë gati 45 vjeçare.
Ai ka marrë pjesë në shumë festivale, ku fitoi shumë çmime, siç ishte në Novi Sad 1982./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje