LAJMI I FUNDIT:

Vendosjen e flamujve kombëtarë në Kllokot për nder të 28 Nëntorit, Serbia e quan “provokim”

Vendosjen e flamujve kombëtarë në Kllokot për nder të 28 Nëntorit, Serbia e quan “provokim”

Vendosjen e flamujve kombëtar në Kllokot, për nder të 28 nëntorit, Serbia e ka quajtur provokim dhe “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”.

Pas vendosjes së flamujve të Shqipërisë në rrugët e Kllokotit në nder të festës së 28 nëntorit, ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.


Në reagimin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, thuhet se vendosja e këtyre flamujve është një provokim kundrejt Serbisë.

Për Serbinë, kjo është “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”.

“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagim.

Ata kanë bërë thirrje që festa e flamurit të mos përdoret për provokime.

“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori