LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat masive në qytetet e mëdha të Kinës kundër masave anti-Covid, kishte thirrje edhe për dorëheqjen e Xi Jinping

Vazhdojnë protestat masive në qytetet e mëdha të Kinës kundër masave anti-Covid, kishte thirrje edhe për dorëheqjen e Xi Jinping

Protestat e rralla kundër politikave të rrepta “zero-COVID” të Kinës vazhduan në Shangai dhe Pekin të dielën pasdite.

Por ato ishin përhapur edhe në të gjithë vendin pas një zjarri vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqi të premten.


Turmat qëndruan në këmbë dhe filmuan ndërsa policia filloi të godiste njerëzit që ishin mbledhur në të njëjtën rrugë në Shangai, ku policia kishte “pastruar” qindra njerëz me forcë vetëm disa orë më parë.

Ata bërtisnin: “Nuk duam teste PCR, duam liri!”, sipas një dëshmitari që nuk ka dashur të përmendet nga frika e ndëshkimit.

Që nga e premtja, njerëzit kanë protestuar në të gjithë Kinën, ku demonstratat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla.

Një protestues konfirmoi për Associated Press se njerëzit bërtisnin për largimin e Xi Jinping, udhëheqësit të Kinës – fjalë që shumëkush nuk do t’i kishte menduar kurrë se do të ishin thënë me zë të lartë në një nga qytetet më të mëdha të Kinës.

Zemërimi i publikut u rrit pasi 10 persona vdiqën në një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në Urumqi që shumë besojnë se ishte shkaktuar nga masat e tepërta të bllokimit që vonuan përpjekjet e shpëtimit. /Telegrafi/