LAJMI I FUNDIT:

Kryeqyteti bëhet me Poliklinikë Stomatologjike

Kryeqyteti bëhet me Poliklinikë Stomatologjike
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, sot unanimisht i ka thënë po propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë, për themelimin e Poliklinikës Stomatologjike si institucion shëndetësor sekondar.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se në këtë mënyrë po trasohet rruga edhe për institucionet tjera shëndetësore të nivelit sekondar.


Ai ka shpjeguar se çka rregullon funksionalizimi i sistemit sekondar shëndetësor stomatologjik në kryeqytet.

“Rregullon sistemin shëndetësor stomatologjik duke përmbushur hapësirën ekzistuese në mes të sistemit aktual primar dhe terciar. Rregullon rolin e profileve shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve të avancuara, rregullon sistemin e referimit në ofrimin e shërbimeve të cilat po rriten vazhdimisht dhe rrit kualitetin dhe standardin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore stomatologjike”, ka thënë ai.

Sadiku ka shpalosur raportin e OBSh-së të vitit 2022, ku vlerësohet se sëmundjet orale atakojnë afërsisht 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën. “Këtu bëjnë pjesë edhe qytetarët tanë për të cilët tanimë do të ketë një kujdes të shtuar dhe më kualitativ”, ka thënë Sadiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori