LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Dimovski të japin menjëherë dorëheqje

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Dimovski të japin menjëherë dorëheqje

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski, të japin dorëheqje, për shkak të skandalit me nënshtetësinë e Oleksandar Onischenko.

Nga kjo parti thonë se “ky skandal e rrënon të gjithë sistemin e sigurisë dhe institucionet e shteti, si dhe e shkatërron besueshmërinë e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

“Ligji i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është i qartë dhe nëse do të ishte zbatuar, Onishchenko në vend që të merrte nënshtetësinë e Maqedonisë do të ekstradohej në Ukrainë. Është skandaloze që për gati dy javë institucionet në vend nuk mund të marrin vesh se si Onishchenko e ka marrë nënshtetësinë e Maqedonisë dhe kryeministri Kovaçevski në vend që të kërkojë përgjegjësi nga Dimovski dhe ta shkarkojë menjëherë, e dërgon për ambasador në Francë”.


“Deklaratat e ministrit Spasovski janë edhe më skandaloze, se fakti që Onishchenko është në listën e zezë të SHBA-ve nuk do të thotë se ai është kriminel, dhe më tej i minon pozitat dhe ndikon negativisht në rejtingun e Maqedonisë me aleatin tonë strategjik, SHBA-në. Nga “reformat e suksesshme në sistemin e sigurisë”, Spasovski mund të mburret vetëm me bashkëpunim të suksesshëm me mafiet e botës së bardhë dhe dhënien e pasaportave maqedonase për kriminelët dhe bosët e drogës”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori