LAJMI I FUNDIT:

BBC i jep jehonë marrëveshjes së arritur për targat

BBC i jep jehonë marrëveshjes së arritur për targat

BBC-ja britanike i ka kushtuar një artikull arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.

Në këtë artikull thuhet se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për hapat që do të çonin në zbutjen e mosmarrëveshjes për targat serbe të veturave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë, shkruan BBC


Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se “është arritur marrëveshja”, duke theksuar se të dyja palët do të punojnë në normalizim të marrëdhënieve, transmeton Telegrafi.

Pala kosovare ishte zotuar se do të fillojë me gjobitjen e shoferëve nëse vazhdojnë t’i përdorin të njëjtat targa që janë lëshuar nga Beogradi.

Por bisedimet në Bruksel rezultuan me arritjen e marrëveshjes rreth kësaj çështje – pra atë të targave.

Borrell njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targat me KM, PR apo PZ, derisa Kosova është zotuar që tabelat ekzistuese – pra që janë regjistruar së fundmi me KM nuk do të preken derisa të skadojnë.

Të hënën Borrell shprehu zemërim kur Kosova refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.

Por, pala kosovare iu rikthye bisedimeve pas presioneve të aleatëve siç janë Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori