LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Borxhi publik deri në fund të vitit nuk do të arrijë në 60% të BPV-së

Besimi: Borxhi publik deri në fund të vitit nuk do të arrijë në 60% të BPV-së

Deri në fund të vitit borxhi publik nuk do të arrijë as 60 për qind të BPV-së, edhe pse parashikonim se do të jetë 65,6 për qind, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi para Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet.

Besimi u paraqet për fjalë menjëherë pasi kryetari i Komisionit Bojan Stojanoski e cilësoi Propozim-buxhetin për vitin 2023 si historikisht më të lartë dhe jorealist.

“Parashikimet paraprake janë që borxhi publik të jetë 58,5 për qind deri në fund të vitit. Për vitin 2023 me një dozë rezervë mund të them se do të jetë 60,6 për qind, 62,1 për qind ose 60,9 për qind, ndërsa në vitin 2026 dhe 2027 është parashikuar në 58,4 ose 57,8 për qind të BPV-së. Kur flasim për madhësinë e Buxhetit, përmendet se është historikisht më i madhi. Është fakt, por çdo vit ne rritemi ekonomikisht. Ajo që po komentojmë këtu është më shumë nga këndvështrimi i rritjes, politikat që do të mbështesin rritjen dhe se si nuk do të rritet deficiti. Mendoj se ky propozim-buxhet.


Lidhur me akuzat e Stojanoskit se vendi është lider në rajon për nga varfëria, ministri tha se ka shifra të tjera.

“Unë kam shifra të tjera të varfërisë nga EUROSTAT, të cilat kanë ardhur në rënie për vendin tonë që nga viti 2015. Këto të fundit për vitin 2020 janë 32.6 për qind, që është më pak se Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia, vuri në dukje Besimi dhe konstatoi se vendi ka financa publike të qëndrueshme, brenda kufijve të lejuar në afat të mesëm.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori