LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen sërish

Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen sërish

Kendall Jenner dhe Devin Booker thuhet se janë ndarë për herë të dytë.

Ish-çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2020, u nda në heshtje muajin e kaluar, raporton People.


“Të dy kanë orare tepër të ngjeshur tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë atë një prioritet”, tha një burim për median.

Foto: Getty Images

Burimi përmendi angazhimet e tyre – markën 818 Tequila të Jenner dhe pozicionin e Booker në Phoenix Suns – si shkak për ndarjen miqësore.

Megjithatë, ata planifikojnë të qëndrojnë në kontakt pasi thuhet se kanë marrë vendim së bashku.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një burim i dytë.

Ndarja vjen vetëm pak muaj pasi ylli i “Kardashians” 27 vjeç dhe lojtari i NBA, 26 vjeç, u raportua se ishin ndarë për herë të parë.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

Në qershor, burimet i thanë Page Six se dyshja kishin qëllime të ndryshme se ku po shkonte marrëdhënia.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin,. Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera, karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”,  tha burimi.

Atëkohë, mnjëherë pasi u publikua lajmi se ata i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare, dyshja u fotografuan së bashku në Soho House në Malibu.

Ish-çifti nxiti për herë të parë thashethemet për romancë në fillim të vitit 2020 në fillim të pandemisë COVID-19.

Foto: GC Images

Jenner më në fund i bëri gjërat zyrtare në Instagram kur postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në mediat sociale për Ditën e Shën Valentinit 2021.

Edhe pse ata e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, dyshja mori pjesë në martesën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker së bashku në maj.

Së fundmi ata u panë në një arratisje në Hawaii së bashku gjatë muajit gusht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori