LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fiton çmimin për bashkëpunimin më të mirë me Elton John në American Music Awards

Dua Lipa fiton çmimin për bashkëpunimin më të mirë me Elton John në American Music Awards

Të dielën e 20 nëntorit zuri vend ceremonia e ndarjes së çmimeve America Music Awards që nderon artistët për muzikën dhe punën e tyre artistike.

Në mesin e fituesve të natës së mbrëmshme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila fitoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me Elton John për ‘remix’-in nga PNAU për hitin “Cold Heart”.


Projekti i dyshes ka qenë një hit global që nga publikimi në vitin 2021. Kënga u nominua për këngën e vitit në Brit Awards, dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.

Ai u bë ‘single’ i tetë numër 1 i Eltonit në atdheun e tij dhe i pari për 16 vjet, duke e bërë legjendën e pop-it artistin e parë në histori që arrin me një këngë në “Top 10” në Mbretërinë e Bashkuar në gjashtë dekada të ndryshme.

Në Australi, këngës iu deshën 12 javë për të arritur majën. Kur arriti atje, ai e bëri Eltonin, me 74 vjeç, artistin më të vjetër që kryesoi në tabelën e “Singles ARIA”, duke kaluar Paul McCartney.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Tani është kënga më jetëgjatë në pozitën e parë e Eltonit në Australi, me 10 javë jo të njëpasnjëshme.

As Dua dhe as Elton nuk ishin të pranishëm në AMA, kjo sepse dyshja performuan bashkë në Doger Stadium në Los Angeles në kuadër të turneut të artistit 75-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori