LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i dy ushtarëve që refuzojnë të luftojnë për Putinin – përveç ukrainasve, pamjet janë shpërndarë edhe nga rusët

Arrestimi i dy ushtarëve që refuzojnë të luftojnë për Putinin – përveç ukrainasve, pamjet janë shpërndarë edhe nga rusët

Një video e re që tregon dy ushtarë rusë që refuzuan të merrnin pjesë në luftën e vendit të tyre kundër Ukrainës.

Dhe si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata janë arrestuar para ushtarëve të tjerë.

Siç bëhet e ditur më tej, videoja tregon se si dy ushtarët tërhiqen në terrenin e paradës dhe informohen se mbi ta është ngritur një çështje penale për mosbindje ndaj një urdhri më 16 nëntor, shtoi raporti, duke cituar median ruse Meduza dhe kanalet ruse Telegram.


Videoja e incidentit është xhiruar në rajonin Belgorod të Rusisë dhe tregon ushtarë të mobilizuar, sipas kanaleve Telegram.

Këta dy ushtarë më pas janë kontrolluar, u janë vënë prangat dhe janë dërguar brenda një automjeti policie.

Ushtarët u arrestuan pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën regjimi i Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak”.

Ky ka të ngjarë të jetë rasti i parë i tillë penal kundër dy ushtarëve që janë tërhequr nga operacioni mobilizues i Rusisë kundër Ukrainës.

Përveç kanaleve ukrainase pamjet janë shpërndarë edhe nga kanale ruse të rrjeteve sociale dhe aktivistët e të drejtave të njeriut besojnë se videoja është bërë si një paralajmërim për të tjerët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4E2_u9aZ_e4

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori