LAJMI I FUNDIT:

Vërshime në Vushtrri, banorët e bllokuar në shtëpi kërkojnë ndihmë nga komuna

Vërshime në Vushtrri, banorët e bllokuar në shtëpi kërkojnë ndihmë nga komuna

Reshjet e shiut nga e shtuna kanë shkaktuar vërshime të shumta edhe në rajonin e Vushtrrisë.

Dëme të mëdha ka në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë.


Banorët thonë se po mundohen ta heqin vetë ujin, pasi komuna nuk iu ka dalë në ndihmë.

Remzi Gërguri, banor i fshatit Pestovë, thotë për KP se qysh nga mbrëmë anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë mundur të dalin nga shtëpia për shkak të vërshimeve.

Gërguri kërkon nga komuna t’u bëjë banorëve një zgjidhje të menjëhershme.

“Kemi telashe, kemi pas më herët, por tash rruga që po ndreqet e ka bllokuar pjesën tjetër dhe uji nuk ka nga të shkojë. Nëse nuk na lënë një gyp të lidhemi me kanalizim të rrugës, ne çdo herë do të kemi probleme… Nuk mund të dalim nga shtëpia, kemi bllokuar dhe fëmijët kanë mbetur brenda… I kemi lajmëruar të gjithë, askush nuk ka ofruar ndihmë. Kanë ardhur të tjerët të na ndihmojnë me traktorë privat prej mëngjesit. Nuk kanë ardhur të komunës, emergjenca ka qenë e ka shikuar gjendjen dhe ka thënë se ka telashe në gjithë Vushtrrinë dhe më askush nuk ka ardhur. Nuk dimë çka të bëjmë tjetër dhe ku të lajmërohemi…Në këmbë nuk kalohet, ne po duhet të zbathemi për të hyrë brenda. Kërkojmë zgjidhje nga komuna të na e largojë ujin nga këtu”, tha Gërguri.

Edhe Zeqir Gërguri ka adresuar kritika në adresë të komunës, e cila nuk ka intervenuar për këtë situatë.

Gërguri thotë se një familjar është duke iu ndihmuar për ta hequr ujin, ndryshe sipas tij do ishte e papërballueshme.

“Është hera e tretë që po ndodh dhe është shumë problem, është dashur të intervenohet më herët, por s’kanë bërë asgjë… Ne tash e kemi mbyll me një bager privat… Erdhi dhëndri që të na ndihmojë, ndryshe nuk kemi mundur të bëjmë asgjë, me lopata nuk hiqet uji…Dhëndri ka ardhur dhe na ka ndihmuar në mënyrë vullnetare”, tha Gërguri.

Ndërkaq, pos tjerash, uji ka bërë dëme edhe nëpër stalla të bagëtive.

Sipas disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale,  shihen bagëtitë që i ka përfshirë uji brenda shtallës në fshatin Samadrexhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori