LAJMI I FUNDIT:

Crespo: Serie A është ëndrra e çdo fëmije argjentinas

Crespo: Serie A është ëndrra e çdo fëmije argjentinas

Ish-sulmuesi i Parmës dhe Interit, Hernan Crespo, sugjeroi se Argjentina do të ishte në gjendje të falënderonte Italinë nëse fitonte Kupën e Botës në Katar.

Kombëtarja Albiceleste është njëra nga favoritët për të fituar Kupën e Botës, duke pasur yje të Serie A si Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala në një skuadër që përmban gjithashtu lojtarë si Lionel Messi dhe Julian Alvarez.


Me dështimin e Azzurrëve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, shumë në gadishullin italian i kanë premtuar mbështetjen e tyre Argjentinës, një komb që përmban miliona njerëz me prejardhje italiane.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Crespo diskutoi se çfarë do të thotë Serie A për Argjentinën dhe pse ata do të ishin në gjendje të falënderonin Italinë nëse fitonin Kupën e Botës.

“Për një fëmijë argjentinas që e do futbollin ka pasur gjithmonë vetëm një qëllim: të mbërrijë në Itali, të depërtojë në Serie A, të bëhet një idhull për tifozët italianë”, ka thënë fillimisht Crespo.

“Nuk ka rëndësi nëse La Liga spanjolle apo Liga Premier angleze mund të konsiderohen liga më magjepsëse, ne duam të pushtojmë San Siron, Olimpicon, njerëzit e Torinos, Firences, Genovas apo Napolit”.

“Italia për ne është porti i mbërritjes, ashtu siç ishte Buenos Aires për emigrantët nga vendi juaj/jonë”.

“Natyrisht, tani që Kupa e Botës është gati të fillojë, nuk e di nëse kombëtarja do ta fitojë turneun, por nëse e fitojnë, mendoj se një pjesë e meritës i shkon Italisë, e cila u ka dhënë shumë lojtarëve argjentinas mundësinë për të bërë kampionë të vërtetë”, përfundoi ish-sulmuesi i nohur.

Përfaqësuesit e Serie A, Joaquin Correa dhe Nicolas Gonzalez u detyruan të tërhiqen nga skuadra e Argjentinës për shkak të lëndimit. Dybala mund të humbasë ndeshjen e parë për shkak të një problemi të lehtë të muskujve.

Argjentina do të përballet me Arabinë Saudite më 22 nëntor, Meksikën më 26 nëntor dhe Poloninë më 30 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori