OBRM-PDUKM: Në vend të faljes dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e LSDM dhe BDI, shohim ofendime dhe tallje me qytetarët
“Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër”, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Një nga listat që renditet në krye për nga pasuria në kurrizin e qytetarëve është Zoran Kitanov, i cili si kryetar i bordit të drejtorëve në Telekom i emëruar nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, merr pagë mujore mbi 6200 euro. Nëse llogaritet, Kitanov do të ketë në llogarinë e tij gati 300 mijë euro për një mandat 4 vjeçar.
Zëvendës i tij në Telekom, i emëruar nga qeveria, Sadulla Duraku nga BDI, paga e tij mujore është 1500 euro ose për 4 vjet do të fitojë mbi 80 mijë euro. Ndërsa anëtarja joekzekutive e bordit të drejtorëve Shkodrane Dardhishta, e cila u lirua në opinion pas deklaratave të saj në të cilat kërcënonte me luftë, merr pagë mbi 1000 euro çdo muaj, ose 50 mijë euro për një mandat.
Përderisa vendi është në krizë energjetike, dhe qytetarët paguajnë më shumë për energjinë e konsumuar, drejtori i ELEM-it, Vasko Kovaçevski, fiton mbi 1700 euro në muaj.
1700 euro për Kovaçevskin, ndërsa çdo ditë ndodhin aksidente dhe defekte në sistemin energjetik dhe nuk ka para për rinovimin dhe përmirësimin e kapaciteteve energjetike.
Kovaçevski do të fitojë mbi 80 mijë euro për 4 vjet ose një mandat.
Lista e parazitëve në llogarinë e shtetit sa vjen e rritet dhe nga këta parazitë nuk shohim asnjë përgjegjësi, përkundrazi po tallen dhe shajnë qytetarët.
“Heshtja e Dimitar Kovaçevskit për fyerjet e Ljupço Zikovit ndaj qytetarëve do të thotë miratim ose këto ofendime janë me urdhër të tij”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake