LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Kim Jong-un shihet për herë të parë në publik gjatë lëshimit të raketës balistike

Vajza e Kim Jong-un shihet për herë të parë në publik gjatë lëshimit të raketës balistike

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është paraqitur për herë të parë me vajzën e tij teksa inspektonin një raketë balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të saj.

Vajza e Kim, ekzistenca e së cilës nuk ishte konfirmuar kurrë publikisht më parë, u pa duke u kapur për dore me babanë e saj.


Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk e përmendi emrin e vajzës, ekspertët besojnë se ajo është Ju Ae, e cila vlerësohet të jetë midis 12 dhe 13 vjeç.

Dyshja u fotografuan përpara se raketa të lëshohej të premten dhe të ulej 200 km nga brigjet e Japonisë, sipas zyrtarëve koreano-jugor dhe japonezë.

Kim besohet se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, raporton skynews.

Michael Madden, një ekspert i udhëheqjes së Koresë së Veriut në Qendrën Stimson me bazë në SHBA, “Kjo do të tregonte se ajo do të arsimohet dhe trajnohet për të marrë pozita udhëheqëse – mund të jetë duke u përgatitur që ajo të marrë pozicionin e udhëheqësit qendror ose ajo mund të bëhet një këshilltare”.

Në vitin 2013, ylli i basketbollit amerikan në pension, Dennis Rodman, tha se Kim kishte një vajzë të quajtur Ju Ae. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori