LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të Speciales në Hagë, reagon ish-ambasadori amerikan Greg Delawie

Pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të Speciales në Hagë, reagon ish-ambasadori amerikan Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, të cilin Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e emëroi  këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Delawie, përmes një postimi në Twitter, është shprehur i pasigurt nëse Smith është prokurori i duhur për të udhëhequr hetimet ndaj Trump.

“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trumpin”, ka shkruar Delawie, transmton Telegrafi.


Smith do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ky vendim u publikua vetëm tre ditë pasi zoti Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 2024.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Së fundmi, ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Ajo që ka nxitur debat në SHBA është koha dhe arsyeja pse u bë ky emërim.

“Emërimi i një avokati të posaçëm në këtë kohë është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland në një konferencë shtypi në Uashington.

Ky do të ishte këshilltari i tretë i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë që emërohet që nga viti 2017 për të trajtuar çështje të ndjeshme politikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori