LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i Listës Serbe në Kuvend, Shasha: E gjitha është dramë e Vuçiqit për diskurs të brendshëm

Kthimi i Listës Serbe në Kuvend, Shasha: E gjitha është dramë e Vuçiqit për diskurs të brendshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar pas kthimit të sotëm të Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, duke thënë se kishte paralajmëruar edhe më herët se gjithë kjo është dramë e Vuçiqit për nevojat e diskursit të brendshëm.

Shasha, pak ditë më parë, menjëherë pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës, ka deklaruar se e gjithë situata është krijuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, “i cili po ndërton narracion dramatik publik brenda Serbisë për të krijuar mjedis politik që do t’i lejon të lëviz drejt marrëveshjes franko-gjermane”.

Ndërsa, sot ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar për reaksionin e mediave serbe.


“Kur dolën nga institucionet kryetitujt në mediat serbe kanë qenë: ‘Zullum i Kurtit’, ‘Terror i Kurtit’, ‘Nuk ka kthim mbrapa’, e të ngjashme. Tani që kthehen në institucionet shpallin fitore të jashtëzakonshme në parandalimin e ‘planit djallëzor të Kurtit’”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Shasha përkujton se “nga dita e parë kam thënë se e gjithë kjo është dramë e Vuçiqit për nevojat e diskursit të brendshëm”.

“Ky episod i fundit është shembull i radhës që shpërfaq se si funksionon diskursi publik në Serbi. Nuk ka të vërtet objektive. E vërtet është ajo çfarë Vuçiqi thotë së është e vërtet. Çfarëdo vendimi që merr Vuçiqi e gjithë aparatura shtetërore dhe mediatike aktivizohet për të arsyetuar vendimin e tij. Nuk ka asnjë forcë që sfidon vendimet e tij”, ka shkruar ai.

“Nesër Vuçiqi mund edhe të njoh pavarësinë e Kosovës dhe do të këtë zero reagime në diskursin publik. Krejt e kundërta në fakt: do shpallet për burrështetas të urtë dhe vizionar i cili shpëtoi Serbinë në moment ‘më të vështira historike’”, ka shkruar ai.

Në një postim në Facebook më 05 nëntor, në ditën kur Lista Serbe mori vendim që serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës, Shasha ka thënë se Vuçiqi në Kosovë sillet sikur presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori