LAJMI I FUNDIT:

Sërish diskriminime në Grammy Awards – Morgan Wallen mbetet jashtë nominimeve

Sërish diskriminime në Grammy Awards – Morgan Wallen mbetet jashtë nominimeve

Këngëtari i muzikës country, Morgan Wallen, është bërë mospërfillësi më i dukshëm nga nominimet e Grammy Awards 2023.

Ylli 29 vjeçar, mungonte në nominimet e çmimeve Grammy të martën – të cilat i kryesuan artistët si: Beyonce, Adele dhe Harry Styles, shkruan DailyMail.


Problemet profesionale të artistit Wallen u ngritën më 31 janar 2021 pasi një fqinj e incizoi atë teksa kthehej në shtëpinë e tij me miqtë, duke shqetësuar fqinjët me zhurmë të madhe dhe bori makinash.

Ai u dëgjua duke i thënë një të njohuri: “Kujdesu për këtë gomar”,ndërsa hyri në shtëpinë e tij në Nashville në një klip të publikuar në TMZ.

Këngëtari i 7 Summers u ndalua nga Billboard Awards 2021 pas skandalit dhe muzika e tij u hoq nga platforma të shumta.

Ylli, i cili është bërë një nga artistët muzikorë më të dëgjuar të zhanrit country në dy vitet e fundit.

Publikohen nominimet e Grammy Awards 2023, Bebe Rexha - shqiptarja e vetme që nominohet sivjet
Lexo po ashtu Publikohen nominimet e Grammy Awards 2023, Bebe Rexha - shqiptarja e vetme që nominohet sivjet

Ai u refuzua nga nominimet për çmimet Grammy 2022 – ndërsa shumë shfaqje çmimesh e nxorën Wallenin jashtë konkurrencës pasi u kap duke përdorur sharje racore, Akademia e Regjistrimit e kishte konsideruar më parë Wallenin të përshtatshëm.

Nicki Minaj mori gjithashtu një nominim për këngën “Super Freaky Girl” – muajin e kaluar ajo foli për pakënaqësinë e saj me Akademinë e Muzikës që e zhvendosi këngën në kategorinë pop, pavarësisht se ajo i përket zhanrit rap.

Ajo shkroi në InstaStory pasi burimi i tha The Hollywood Reporter se komiteti i rapit të Akademisë së Regjistrimit e refuzoi kërkesën e saj për këngën – e cila zuri në vendin e parë me debutimin e saj në top-listën e Billboard Hot 100 gushtin e kaluar – për të konkurruar në kategorinë e repit.

“Ata qëndrojnë duke lëvizur shtyllat kur bëhet fjalë për mua, sepse në mënyrë që ata të lartësojnë njerëzit që duan të shkëlqejnë”, tha ajo. “Njerëzit nga të cilët këta gjigantë të korporatave mund të fitojnë para; njerëzit që kontrollojnë shumë gjëra në prapaskenë – ata duhet të lartësojnë dikë nga i cili përfitojnë. Ata duhet të lëvizin portat për mua gjatë gjithë kohës”, ishte shprehur Minaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori