Ivanka Trump ka vendosur të tërhiqet nga politika amerikane dhe të mos bashkohet aktivisht me përpjekjet e babait të saj për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
“Vendosa t’u jap prioritet fëmijëve të mi të vegjël dhe jetës private që ne krijojmë si familje”, tha Ivanka.
Të martën, Donald Trump paraqiti kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Familja e tij, duke përfshirë gruan e tij Melania dhe djalin Eric, ishin të pranishëm në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. I pranishëm ishte edhe bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, por jo edhe Ivanka.
“Unë e dua shumë babanë tim. Megjithatë këtë herë zgjedh familjen. Nuk kam në plan të merrem me politikë. Edhe pse gjithmonë do ta dua dhe do ta mbështes babanë tim, në të ardhmen do ta bëj jashtë arenës politike. Jam mirënjohëse që pata nderin t’i shërbej popullit amerikan dhe do të jem gjithmonë krenare për arritjet e shumta të administratës sonë”, tha Ivanka.
Le të kujtojmë se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj luajtën role kyçe në administratën Trump dhe ishin nën kritikat e publikut për shumë nga ekseset e tyre, pjesërisht për shkak të jetës së tyre të mëparshme si pjesë e skenës sociale elitare të Manhattan, e cila është kryesisht demokratike, raporton cnn.
Që kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, Ivanka Trump dhe familja e saj janë zhvendosur në një rezidencë të shtrenjtë në Florida.
Ajo kohët e fundit dëshmoi para një komiteti që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol, në të cilin mbështetësit ekstremistë të Trumpit u përpoqën të kthenin humbjen e tij në zgjedhje.
Ivanka Trump ishte me babanë në Shtëpinë e Bardhë atë ditë dhe është një nga më shumë se 800 dëshmitarët e intervistuar nga komisioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak