LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amerikanë në QKUK, operojnë fëmijët me probleme në zemër

Mjekët amerikanë në QKUK, operojnë fëmijët me probleme në zemër

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka vizituar Spitalin e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, aty ku kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po trajtojnë fëmijët me probleme në zemër.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën se mjekët e organizatës “Gift of Life International” kanë ardhur në Kosovë ditën e diel dhe deri tani kanë kryer pesë operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.


“Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe pesë operime kardiokirurgjike dhe shtatë deri në 10 intervenime kardiologjike”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/