LAJMI I FUNDIT:

Tri vetura digjen në Stamboll

Tri vetura digjen në Stamboll

Tri vetura raportohet se janë përfshirë nga flakët në Stamboll.

Mediat turke kanë raportuar se tri vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që për momentin nuk po konsiderohet si ndonjë sulm terrorist, si ditë më parë kur një bombë shpërtheu në “Istiklal Caddesi”.

Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e tjera të parkuara.


https://twitter.com/LWNChannel/status/1592622190880378880

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa.

Aktualisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo të vdekur, por vetëm për dëme materiale.

Ditë më parë ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke shkaktuar gjashtë viktima dhe mbi 80 të lënduar.

Kujtojmë se policia turke arrestoi një grua, Ahlam Albashir, e dyshuar për vendosjen e bombës në rrugën Istiklal të Stambollit.

Albashir u regjistrua nga 1200 kamera dhe policia gjurmoi lëvizjet e saj nëpër rrugën e ngarkuar për tregti.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se gruaja ishte ulur në një stol në rrugë për më shumë se 40 minuta dhe se shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi ajo u ngrit në këmbë./Telegrafi/

https://twitter.com/AZgeopolitics/status/1592631827822678017

Në trend Botë

Më shumë
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori