Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se do të plotësohen vendet vakante në institucionet e Kosovës në veri, të lëna bosh pas dorëheqjes së serbëve.
Ai ka thënë se edhe deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen në bazë të Ligjit të zgjedhjeve.
“Në do të organizojmë zgjedhje të reja në katër komunat veriore. Nuk mund të lejojmë vakuum institucional”, deklaroi Kurti për APA.
Duke folur për vendet e lëna bosh në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se nëse Lista Serbe nuk dëshiron të futet në Kuvend dhe Qeveri, “do të gjenden partnerë të tjerë”, duke aluduar në subjektet e tjera politike të serbëve të Kosovës, ashtu siç e parashikon Kushtetuta.
Ai ka thënë se edhe policët do të zëvendësohen “sepse duhet të garantojmë rendin dhe sigurinë për të gjithë që jetojnë në ato zona”.
“Ne kemi nevojë për policë të mirë, me integritet personal dhe profesional, pavarësisht nga etnia e tyre”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.
Tensionet në zonë u shtuan pasi qeveria e Kosovës filloi me 1 nëntor zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.
Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.
Sipas vendimit të qeverisë nga 21 nëntori fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave.
Kurti megjithatë thotë se vetëm një pakicë serbe në të vërtetë kundërshtojnë zëvendësimin e targave.
Deri më tani janë bërë rreth 1,500 qortime dhe sipas Kurtit asnjë problem nuk është paraqitur nga qytetarët serb.
“Serbët pranojnë qortimet dhe asnjë vërejtje nuk e kanë ndaj policisë, ata janë paqësorë. Problemi është te strukturat ilegale që financohen nga Beogradi”.
I pari i ekzekutivit është shprehur sërish kundër themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, derisa sipas tij një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.
“Unë e kam marrë pushtetin vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtit njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë? Kushtetuta jonë nuk pranon Asociacion një etnik. Thelbi i saj është multietniciteti”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë thotë se as serbët e Kosovës nuk janë të interesuar për një Asociacion të tillë.
“Vetëm Beogradi do që kjo të ndodh me qëllim që të kompensohen humbjet që pësuan në luftën në kohën e Millosheviqit”, shtoi Kurti.
Megjithatë, Kurti shprehu besimin se në dy vitet e ardhshme do të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Njohja e ndërsjellë duhet të jetë në qendër të marrëveshjes”, tha kreu i Qeverisë së Kosovës.
Kurti tha se plani franko-gjerman “është një bazë e mirë për diskutime”, pa dhënë shumë detaje.
“Plani ka shumë të meta, por është një pikënisje e mirë,” tha kreu i qeverisë.
Ai ka konfirmuar edhe se deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkim Evropian.
“Duam të tregojmë publikisht se duam të anëtarësohemi në BE”, tha Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City