LAJMI I FUNDIT:

Kurti u takua me ministren për Çështjet e Ekonomisë, Punës dhe Banimit të landit Baden-Württemberg, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti u takua me ministren për Çështjet e Ekonomisë, Punës dhe Banimit të landit Baden-Württemberg, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Pas pjesëmarrjes në hapjen e Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi ministren për Çështjet e Ekonomisë, Punës dhe Banimit të landit Baden-Württemberg, Dr. Nicole Hoffmeister- Kraut.

Sipas komunikatës së Kryeministrisë, në një takim shumë pozitiv, kryeministri Kurti foli për raportet e mira ndërmjet dy vendeve dhe popujve si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, me theks te ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.


“Në vitin 2021 eksportet e Kosovës për në Baden-Württemberg janë rritur për 1/3 në krahasim me vitin pararendës, që flet për shtim të bashkëpunimit tregtar”, tha Kurti.

Ai tha se me zhvillimet e fundit pozitive në vend, Republika e Kosovës paraqet mundësi të mirë për kompanitë gjermane dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve ITP në Prizren është një hapësirë e përshtatshme për këtë qëllim.

Ministrja Hoffmeister – Kraut i shprehu mirëseardhje kryeministrit Kurti dhe e falënderoi për vizitën. Ajo tha se ndjehet e lumtur që Kosova ka një shtand impresiv në forumin “Global Connect 2022”.

Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ministrja Hoffmeister- Kraut u shpreh se ato janë të forta dhe se është e bindur që mund të thellohen edhe më tej.

Ajo tha se Gjermania ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës me partnerët e saj evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke e përgëzuar kryeministrin Kurti për reformat e ndërmarra dhe për indikatorët pozitivë ekonomikë, ministrja Hoffmeister- Kraut dha mbështetjen e plotë të saj dhe landit që përfaqëson për punën e Qeverisë. Ajo shtoi se planifikon që në të ardhmen e afërt ta vizitojë Kosovën me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori