LAJMI I FUNDIT:

Pabet dhe restorantet në Britani shkurtojnë orarin e punës

Pabet dhe restorantet në Britani shkurtojnë orarin e punës

Më shumë se një e pesta e bareve, restoranteve dhe kafeneve në Britani, kanë shkurtuar orët e punës në tre muajt e fundit, në një përpjekje për të ulur kostot e energjisë.

Analiza e Zyrës britanike për Statistikat Kombëtare ONS, zbuloi se kompanitë që ofrojnë ushqim dhe pije, shkurtuan orët e punës ndryshe nga sektorët e tjerë – për të përballuar rritjet e mëdha të faturave të energjisë, transmeton Telegrafi.

Agjencia e statistikave zbuloi se 21 për qind e kompanive në sektorin e shërbimeve, kanë reduktuar orarin e tyre të punës, edhe pasi kanë vazhduar të punojnë me të njëjtin numër të ditëve.


Njëkohësisht, gjashtë për qind e kompanive të këtij sektori, deklarojnë se gjatë tre muajve të fundit kanë shkurtuar punën e tyre më dy ose më shumë ditë në javë.

Këto kompani më së shumti theksojnë se kanë shumë frikë nga çmimet e energjisë, ndonëse edhe shërbimet e akomodimit janë shumë afër atyre.

Në të gjithë industrinë, 22 për qind e bizneseve përmendin çmimet e energjisë si shqetësim kryesor. Por kjo reflekton vetëm një rënie të vogël, pasi qeveria premtoi subvencione për faturat e energjisë të biznesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori