LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet turke në kërkim të “personit B”, u shtir si burri i gruas që dyshohet se vendosi bombën

Autoritetet turke në kërkim të “personit B”, u shtir si burri i gruas që dyshohet se vendosi bombën

Autoritete turke janë vënë në kërkim të një personi tjetër që po e quajnë “personi b”, i cili ishte shtirur kinse është bashkëshorti i vajzës nga Siria, e dyshuar për vënien e bombës në Stamboll, ku humbën jetën 8 persona dhe 81 tjerë u lënduan.

Nga 81 personat e lënduar, 57 prej tyre janë liruar nga spitali, pesë janë në kujdesin intensiv e dy në gjendje shumë të rëndë, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, bota është akoma e shokuar më sulmin terrorist në Taksim të Stambollit, ku rrugët e këtij sheshi frekuentohen shumë nga banorët lokalë por edhe nga shumë turistë.

Mijëra qytetarë sot kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ndodhi shpërthimi i bombës, duke hedhur lule në kujtim të viktimave të sulmit.

E dyshuara për vënie të bombës në rrugën Istikal të Stambollit, sipas raportimit të mediave turke, kishte arritur në Turqi katër muaj më parë dhe kishte punuar në një dyqan ku shiten mallra tekstili.

Ajo kishte jetuar në Turqi më dy sirianë tjetër – madje është specifikuar edhe lagjia – Esenler të Stambollit.

Ajo thuhet se ishte trajnuar nga luftëtarët kurdë në Siri dhe ishte future në Turqi nëpërmjet Afrin në veriperëndim të Sirisë. /Telegrafi/