LAJMI I FUNDIT:

“Fillimi i fundit” të luftës në Ukrainë ka filluar, thotë ish-kryeministri rus

“Fillimi i fundit” të luftës në Ukrainë ka filluar, thotë ish-kryeministri rus

Një ish-kryeministër rus ka rritur shpresat se mund të ketë një fund të luftës në horizont, duke thënë se Moska ka filluar ta humbasë luftën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mikhail Kasyanov tha se tërheqja e trupave ruse nga Kharkiv dhe Kherson është një “demonstrim se Putini po e humb luftën”.

“Unë mendoj se brenda disa muajsh do të ketë aktin përfundimtar [të luftës]”, ka thënë ai për Sky News.


Megjithatë, ai tha se ishte “e qartë se Putini nuk dëshiron të ndalet” dhe e përshkroi presidentin rus si një “fanatik”.

Por pavarësisht kësaj, Kasyanov tha se “fillimi i fundit tashmë ka filluar”.

Deklarata e tij vjen në ditën kur presidenti ukrainas është shfaqur në qytetin Kherson vetëm disa ditë pas tërheqjes së Rusisë.

Dhe duke folur para trupave ukrainase, Volodymyr Zelensky tha: “Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”.

Khersoni u pushtua nga forcat ruse në javët e para të pushtimit dhe kishte qenë qyteti më i madh ukrainas nën kontrollin e Moskës.

Në shtator, Moska aneksoi ilegalisht rajonin më të gjerë të Khersonit, së bashku me Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhzhia – dhe tha se këto zona do të ishin gjithmonë ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai

Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai "preferon të fitojë zgjedhjet në SHBA" nxit reagimin nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Kalo në kategori