LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore rrëfen për martesën me Kutcher: Femrat i afroheshin, ndërsa unë duhej të luftoja për vëmendjen e tij

Demi Moore rrëfen për martesën me Kutcher: Femrat i afroheshin, ndërsa unë duhej të luftoja për vëmendjen e tij
(Foto: Getty Images)

Demi Moore ka folure për përvojën e saj jetësore, ngjarjet traumatike që përjetoi gjatë fëmijërisë, si edhe për martesën me Ashton Kutcher.

Aktorja, e cila që ka festuar ditëlindjen e 60-të, hapi zemrën në podcastin ‘Good Friend’ me Jamie Lee Curtis dhe tregoi se gjatë periudhës së rritjes ka përjetuar dhunë në familje dhe kjo ka ndikuar shumë në karrierën e saj të aktrimit, por edhe në jetën e saj të dashurisë – duke aluduar për tri martesa të dështuara.


Njëra prej tyre – ajo me aktorin Ashton Kutcher, e goditi veçanërisht dhe traumat nga ajo marrëdhënie, thotë ajo, u transferuan edhe te lidhjet dhe marrëdhëniet me partnerët tjerë.

(Foto: Getty Images)

“Me kalimin e moshës, kuptoj gjithnjë e më shumë se miqtë e mi janë ata që do të jenë gjithmonë pranë meje. Kjo është arsyeja pse unë i dua”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se beson te studimet e ndryshme shkencore që pretendojnë se një grua nuk mund të mbijetojë në një botë pa shoqe femra.

Duke kujtuar marrëdhënien e saj me Kutcher, Demi tregoi se nuk kishte fare shoqëri femërore gjatë martesës së saj tetëvjeçare me të, domethënë se ishte shumë e vështirë t’i mbante lidhjet me femrat tjera.

Aktorja, e cila në atë kohë ishte 40 vjeçare, kurse bashkëshorti i saj 25 vjeç, vazhdimisht luftonte për vëmendjen e tij. I ri, premtues, i dëshirueshëm, ai kishte gjithçka, thotë ajo dhe vazhdon: “Vajzat e moshës së tij sapo i afroheshin, ndërsa unë duhej të luftoja për vëmendjen e tij”.

(Foto: Getty Images)

Sot është një histori krejt tjetër dhe martesa me Ashton është një e kaluar e largët. Tani ajo po shijon të gjashtëdhjetat dhe ndihet më e gjallë se kurrë.

“Në shumë mënyra ndihem e gjallë dhe më e pranishme tani, sesa kur isha e re”, vuri në dukje Demi, dhe më pas vazhdoi: “Lëkura ime nuk duket më njësoj si kur isha e re, por me të vërtetë ndjej rehatinë e trupit tim”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori