LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente

Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente

Rritja e pagave është nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend. Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Qeveria  e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili vlerëson se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend.


Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar rritjen e pagës në sektorin publik. E për sa i përket sektorit privat, Rafuna thotë se ka rritje të pagave.

“Duhet të lëvizë edhe sektori publik dhe ka rekomandime dhe nga FMN që t’i rrisë pagat, përveç kësaj e ka obligim ligjor. Nuk është gjendja e keqe në sektorin privat ashtu siç paraqitet, flas brenda mundësive në një situatë të jashtëzakonshme siç jemi.  E rëndësishme është se sektori privat ka lëvizur dhe do të lëvizë tutje. Në rast se paraqitet nevojë për prodhim, atëherë sektori privat ka nevojë për punëtorë dhe atyre që veç janë duhet t’ua rrisë pagat”, ka theksuar Rafuna për Radio Kosovën.

Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Besart Dreshaj, po ashtu tha se urgjentisht duhet të ndodhë rritja e pagave në sektorin publik por edhe në atë privat.

“Duke u bazuar në raportin e ekspertëve të jashtëm që kanë rekomanduar, duhet urgjentisht të bëhet rritja e pagave, sepse duhet ta përcjellim trendin e inflacionit. Edhe qeveria edhe sektori privat duhet t’i rrisin pagat”, ka thënë Dreshaj.

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje nga muaji në muaj. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion.

Perimet janë rritur mbi 8%, lëndët djegëse 3.5%,  karburante 3% e të tjera. Ndërsa përqindje marramendëse janë krahasuar tetorin e vitit 2021 më këtë të 2022, ku lëndët djegëse kanë shënuar ngitje 56%, vajra ushqimore mbi 40%, buka  e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori