LAJMI I FUNDIT:

BimBimma: TikTok-u është aplikacion i budallallëqeve

BimBimma: TikTok-u është aplikacion i budallallëqeve
Foto: Screenshot/"Barber Shok"

Në emisionin e radhës të sezonit të katërt të “Barber Shok” me Fis Junikun, i ftuar i radhës ishte një prej rap-artistave më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar, BimBimma.

Reperi që prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme përgjatë intervistës ka folur për fillimet e tij në muzikë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

BimBimma foli edhe për periudhën e kaluar në burg, duke thënë se ajo e ka bërë më të fortë dhe ka arritur të zbulonte edhe një pjesë tjetër të karakterit të tij.


Foto: Screenshot/”Barber Shok”

“Tu e pas parasysh që jam fëmijë i një ushtaraku, unë e kam patur gjithmonë një lloj regjimi në shtëpi, unë e kam kryer edhe fakultetin, ndërsa në burg e kam përfunduar edhe një lloj fakulteti tjetër, nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në mua, vetëm më ka bërë më të fortë, më i qëndrueshëm, nuk është e lehtë kam qëndruar për tre muaj pasi nuk kam patur dosje kriminale, aty i kam bërë të gjithë shok, më ka bërë të mendoj më shumë, kam zbuluar karakterin tim më shumë, nuk ka qenë e vështirë”, është shprehur reperi.

Tutje, Bimbimma-emri i plotë i të cilit është Burim Kursani foli edhe për gjeneratën e re të muzikës dhe ndikimin e rrjeteve sociale.

“Është koha e TikTokut, algoritmin që kinezët e dërgojnë teke ne të mos ofendohen tiktokerat por është aplikacion i budallakive, asgjë të hajrit nuk shoh aty, reperat e mirë nuk kanë as ku të shprehen, njerëzit duke bërë budallakina janë më të shikuara, për të qenë artist i ri duhesh me dhez, sot nuk të thonë me qenë artist i ri duhesh me pas gjëra të mira, hip-hopi pas 2022 nuk është më as reggaeton, unë ja kam lënë një emër të ri ‘ballkaton’, unë tash dua që t’i sjell 16-të hip-hop artistë për të cilët do të shkruaj historia kurdo që dikush do të bëj një dokumentar për hip-hopin”, ka thënë BimBimma.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i reperit është “Reprezent vol1.’16 MC’z” përmes të cilit ka prezantuar 16-të artistët e rinj të hip-hopit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BimBimma (@nrbim)

Në trend Magazina

Më shumë
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Asgjë nuk është e rastësishme në

Asgjë nuk është e rastësishme në "Squid Game": Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit - skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori