LAJMI I FUNDIT:

Vdes brenda aeroportit të Parisit refugjati iranian që frymëzoi filmin e Spielberg ‘The Terminal’

Vdes brenda aeroportit të Parisit refugjati iranian që frymëzoi filmin e Spielberg ‘The Terminal’

Mehran Karimi Nasseri, njeriu që kishte jetuar brenda aeroportit Paris-Charles de Gaulle për vite dhe frymëzoi filmin e Steven Spielberg të vitit 2004 “The Terminal”, vdiq të shtunën në të njëjtin aeroport.

Mehran u shpall i vdekur nga ekipi mjekësor i aeroportit në Terminalin 2F dhe kishte vdekur për shkaqe natyrore, tha një zëdhënës i aeroportit për CNN.

Nasseri, një refugjat iranian, ishte rrugës për në Angli nëpërmjet Belgjikës dhe Francës në vitin 1988, kur humbi dokumentet dhe nuk mundi të hipte në një fluturim e as të largohej nga aeroporti dhe mbeti në harresë deri në vitin 2006, përcjell Telegrafi.


Ai ishte “kthyer për të jetuar si një person i pastrehë në zonën publike të aeroportit që nga mesi i shtatorit, pas një qëndrimi në një shtëpi pleqsh për disa vite”, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi shtoi se Nasseri ishte një “personazh ikonë” në aeroport dhe se “i gjithë komuniteti i aeroportit ishte i lidhur me të, dhe stafi ynë u kujdes për të sa më shumë që të ishte e mundur gjatë shumë viteve, edhe pse shumë nga ne do të kishim preferuar që ai të gjente një strehë”.

Ndërsa historia e Nasserit brenda aeroportit u përkujtua nga Tom Hanks në filmin “The Terminal”, zëdhënësi i aeroportit vuri në dukje se: “Filmi i Spielberg sugjeron se ai ishte ngecur në një zonë tranziti në Paris-Charles de Gaulle. Në realitet, ai qëndroi disa herë atje, por ai ishte gjithmonë i lirë që të lëvizte në zonën publike të aeroportit,”.

Në një moment autoritetet franceze i ofruan atij leje banimi në Francë, por Nasser e hodhi poshtë ofertën, për shkak sepse ai donte që të shkonte në destinacionin e tij origjinal, Angli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori