Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot ka folur sot për çështjen e vizave për Kosovën, duke thënë se Franca është në favor të liberalizimit.
Ai tha se Franca mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen.
“Porosia jonë është që të mos ketë urrejtje por ajo urrejtje që ka ekzistuar të transformohet në përparim, në pajtim për të ardhmen e të dy vendeve….
Është një mesazh për të gjitha vendet që kanë raporte të komplikuara mes vete por dhe një burim inspirimi për ti rregulluar dhe qetësuar tensionet dhe për ti rregulluar raportet mes vendeve që kanë konflikte të ndryshme..
Diskutimet teknike po vazhdojnë, në qershor të këtij viti presidenti Emmanuel Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Ne e respektojmë këtë angazhim politik dhe jemi në favor të asaj që e thash më herët…Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv të favorshëm në fund dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, përfundoi ai.
Sa i përket propozimit franko-gjerman, Guérot nuk dha shumë informata mbi këtë propozim dhe nuk komenton lidhur me qëndrimin dhe deklaratat e palëve lidhur me atë plan.
“Franca dhe Gjermani ka propozuar një plan dhe unë nuk do të doja të komentoja lidhur me qëndrimin dhe deklaratat e palëve të ndryshme lidhur me atë plan dhe besoj që deklaratat e ndryshme që janë dhënë nga vendet e ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani”, tha ai.
Guérot tregoi se dje janë mbajtur dy takime bilaterale, i pari takim ishte me presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe tjetri me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Ai tha se kanë diskutuar për situatën dhe tensionet që janë krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Sipas tij, tensionet duhet të ulen dhe jo të rriten.
“Dje janë mbajtur dy takime, siç thatë edhe ju, dy takime bilaterale, i pari ishte mes presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq, pasuar nga një tjetër takim bilateral mes Francës dhe Kosovës, me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Natyrisht u diskutua për situatën dhe tensionet që janë krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Ne, Franca, po bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje në kuptimin e përgjegjësisë nga ana e të gjithë akterëve. Mendojmë se ka ardhur koha që tensioni të ulet dhe jo të rritet.
Ato takime bilaterale u zhvilluan në kuadër të të ashtuquajturit Forumi i Paqes, i cili organizohet nga Franca sot dhe nesër me një sërë takimesh në të cilat do të marrin pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.
Mendoj se është shumë domethënëse që këto takime bilaterale po zhvillohen në një kontekst më të gjerë të një Forumi të Paqes. Kur bëhet fjalë për rezultate konkrete mendoj se nuk mund t’ju tregoj diçka më shumë në këtë fazë, do të ketë kohë për të folur publikisht, dhe ka një kohë kur është më mirë të flasim ne mënyrë diskrete dhe mendoj se ne jemi ende në këtë fazë tani. Siç thatë edhe ju ka shumë thashetheme, dhe ato janë thjesht thashetheme, prandaj unë nuk do të komentoj për thashetheme”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj