LAJMI I FUNDIT:

Pritjet e gjata për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë, MMPHI: Vonesat po ndodhin në Prishtinë sepse ka fluks të madh të kandidatëve

Pritjet e gjata për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë, MMPHI: Vonesat po ndodhin në Prishtinë sepse ka fluks të madh të kandidatëve
Foto: Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI), është deklaruar rreth pritjeve të gjata për t’iu nënshtruar testimeve për tu pajisur me patentë shoferë.

Sipas kësaj ministrie në rajonin e Prishtinës vonesat po ndodhin për shkak të fluksit të madh të njerëzve që i kanë paraqitur provimet.


Në përgjigjen e MMPHI-së për Telegrafin, thuhet se në rajonin e Prishtinës brenda ditës testohen rreth 400 kandidatë për provimin praktik.

“Pra, pritjet në regjionet tjera (përjashtimisht Prishtinës ) janë më të shkurta, kurse në regjionin e Prishtinës i kemi pritjet siç e cekem më lart (pasi që në këtë qendër kemi një fluks shumë më të madh të kandidatëve, ku brenda ditës testohen rreth 400  kandidatë (teori – praktik)”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së.

Nga ministria gjithashtu deklaruan se në rajonet e tjera nuk ka vonesa dhe testimet kryhen brenda javës.

“Kurse për regjionet ( Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj si dhe Gjilan )  kandidatët iu nënshtrohen provimit brenda javës ”.

Telegrafi ka marrë edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me vonesat për termine për patentë shoferë. Ku të njëjtit janë ankuar për pritje deri ne dy muaj për t’iu nënshtruar këtyre testimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori