LAJMI I FUNDIT:

Vonesa deri në dy muaj për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë – ankohen qytetarët

Me vonesat në termine për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë, që nga koha e pandemisë janë duke u përballur kandidatët të cilët dëshirojnë të pajisen me këtë dokument. 

Situatë e njëjtë është duke vazhduar edhe tani, ndërsa qytetarët në Prishtinë u shprehen të shqetësuar lidhur me këto vonesa.


Qytetarja Leandra Llugiqi tha për Telegrafin se për t’ju nënshtruar testit me shkrim ka pritur dy muaj.

Tutje ajo shtoi se kjo periudhë ka qenë stresuese për të pasi ishte zvarritur procesi shumë.

“Unë kam pritur për të hyrë në test për kalimin e patentë shoferit, rreth dy muaj prej janarit deri në mars. Ishte shumë periudhë stresuese edhe kur pret diçka që dëshiron me e kry më shpejtë”, tha ajo.

Leandra Llugiqi

Të njëjtin rast e kishte edhe Elion Hasi. Ai tha se kishte pritur dy muaj për t’iu nënshtruar këtij procesi, duke shtuar se edhe shoku i tij që kishte shkuar t’i nënshtrohet testit ka pritur po aq sa ai.

“Unë kam pritur dy muaj diku për të hyrë në test edhe shoku im që erdhi sot për t’iu nënshtruar testit ka pritur po aq. Realisht është kohë e gjatë por duhet të kemi durim”, përfundoi ai.

Elion Hasi

Rreth dy muaj ka pritur edhe Laura Krasniqi, ajo e vlerëson si shumë stresuese këtë periudhë. Mirëpo sipas saj nëse shihet nga këndvështrimi tjetër mund të thuhet se është kohë e mirë për t’u përgatitur më shumë për provime.

“Rreth dy muaj ka qenë kohëzgjatja që kam pritë për të hyrë në test. Të krijon stres kjo pjesë e mundem me thanë që është stres pa nevojë. Mirëpo nëse shikojmë këtë pjesën që të përgatitemi më shumë për test është kohë e mirë”, vlerësoi Krasniqi.

Laura Krasniqi

Ndërsa, si periudhë të volitshme për tu përgatitur më shumë, e sheh Leart Avdiu. Ai ka pritur një muaj e një javë që t’i nënshtrohet testeve për patentë shoferë.

“Unë kam pritur një muaj e një javë. Ndoshta është e duhur kjo kohëzgjatje sepse na duhet për tu përgatitur më shumë. Pra kjo kohë është e volitshme nëse e shikojmë në këtë aspekt”, tha ai.

Ndërsa, lidhur me këtë, Telegrafi ka provuar të kontaktojë Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kurse ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në një përgjigje për Telegrafin tha se ka mungesë të materialit për punimin e pasaportave dhe patentë shoferëve.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19″, deklaruan nga kjo ministri.

Tutje në përgjigjen e MPB-së, thuhet se me këto dokumente janë duke u pajisur vetëm personat që kanë nevoja urgjente për to.

“MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori