LAJMI I FUNDIT:

Shyhet sërish vendimi i Gjykatës së Apelit për PD-në

Shyhet sërish vendimi i Gjykatës së Apelit për PD-në

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit.

“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se perfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në datë 06.12.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/