Pas raportimeve se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është refuzuar viza për SHBA, ka reaguar kjo e fundit.
Haxhiu ka thënë se viza nuk i është refuzuar por pas takimit që ka pasur të mërkurën me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është konsideruar të shtyhet për një datë më të përshtatshme vizitën.
“Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me vizitën, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”.
“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA”.
“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyjmë për një datë më të përshtatshme vizitën”.
“Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, tha Haxhiu.
Regimi i Haxhiut erdhi pas raportimeve në media se SHBA-ja ka refuzuar vizën ministres, dhe po ashtu deklarimin e ambasadorit ambasadori Hovenier, i cili deklaroi se i ka rekomanduar ministres Haxhiu që të mos udhëtoi për në Amerikë.
Sipas Hovenier, tani nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi ekziston një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.
“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës, përfshirë Telegrafin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar