LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Landsbergis: Lituania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE

Osmani-Landsbergis: Lituania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës rajonale në Shtetet baltike, realizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, njoftojnë nga MPJ.

Në takim u konfirmua dinamizimi i dialogut politik, i cili këtë vit rezulton me dy vizita bilaterale në Shkup dhe Vilnus dhe paraqet inkurajim për ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneritetit më të ngushtë. Në tri dekadat e fundit, duke ndarë vlera të përbashkëta evropiane, Maqedonia e Veriut dhe Lituania në mënyrë të përkushtuar po ndërtojnë ura miqësie dhe bashkëpunimi, si dhe kërkojnë zgjidhje për t’u ballafaquar me sfidat e përbashkëta.


“Fakti që Lituania është pjesë e grupit të miqve të zgjerimit është shumë domethënës dhe inkurajues për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani.

Në këtë kontekst, Ministri Osmani informoi për procesin aktual të skriningut, si fazë jashtëzakonisht e rëndësishme në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për aktivitetet që na presin në periudhën e ardhshme.

Njëherazi, dinamika e re e zhvillimeve gjeopolitike, si pasojë e luftës në Ukrainë, imponon nevojë për unitet dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Aleancës.

Ministri Landsbergis shprehu bindjen dhe gatishmërinë se Lituania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke besuar se integrimi evropian është shtytës i fuqishëm i proceseve reformuese, sepse inkurajon ndryshime pozitive, prosperitet dhe stabilitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori