LAJMI I FUNDIT:

Aktori Sean Penn i dhuron statujën e “Oscar”-it presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

Aktori Sean Penn i dhuron statujën e “Oscar”-it presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky
Foto: Twitter

Në një vizitë të fundit në Kiev, Sean Penn, u takua me presidentin Volodymyr Zelensky për të shprehur më tej mbështetjen e tij për Ukrainën në mes të pushtimit ushtarak rus të vendit.

Gjatë takimit të tyre, Penn i dhuroi Zelenskyt një nga dy statujat e tij të çmimeve “Oscar”.


Shkëmbimi u shfaq në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës.

Foto: Twitter

“Kjo është për ju. Është thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu, atëherë do të ndihem më mirë dhe mjaftueshëm i fortë për luftimet”, i thotë Penn – Zelenskyt në video.

“Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu, sepse do të ndihem shumë më mirë duke ditur se ka një pjesë timen këtu”.

Të gjitha lajmet nga Lufta në Ukrainë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lufta në Ukrainë

“Ka tri vende në botë ku do të jetë gjithë krenaria ime – vendi ku lindi vajza ime, vendi ku lindi djali im dhe këtu. Faleminderit”, thotë Penn.

Foto: Twitter

Penn ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës gjatë konfliktit të vazhdueshëm ushtarak. Në shkurt, aktori ishte në terren në Ukrainë duke filmuar një dokumentar për ‘Vice Studios’.

Aktori është takuar me presidentin Zelensky në disa raste që atëherë.

Penn ka fituar dy çmime “Oscar” për ‘aktorin më të mirë’ gjatë karrierës së tij, i pari për “Mystic River” të vitit 2003 dhe i dyti për “Milk” të vitit 2008. /Telegrafi/