LAJMI I FUNDIT:

Presidentja takoi shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet në veri të Kosovës

Presidentja takoi shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet në veri të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in. /Telegrafi/