LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti serb Tadiq pret një marrëveshje Serbi-Kosovë deri në dhjetor

Ish-presidenti serb Tadiq pret një marrëveshje Serbi-Kosovë deri në dhjetor

Ish-presidenti i Serbisë (2004-2012) Boris Tadiq, aktualisht lider i Partisë Socialdemokrate, beson se braktisja e institucioneve të Kosovës nga serbët është një nga preludet për një marrëveshje të afërt ndërmjet dy vendeve.

Përveç kësaj, si prelud për një marrëveshje të tillë ai ka quajtur edhe rrëzimin e një droni në Serbi – i cili siç shkruajnë mediat serbe, fluturoi nga drejtimi i Kosovës – dhe ngritjen e aeroplanëve nga Serbia.

Madje, siç ka parashikuar ai, të gjitha këto janë një “hyrje drejt nënshkrimit” të një marrëveshje në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.


“Së shpejti do të shohim se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të prezantohet si fitore, e cila në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiq, në Twitter, përcjell Telegrafi.

Bashkë me postimin ai ka shpërndarë një video nga një emision televiziv në të cilin flet pikërisht për këtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori