Google dhe Renault shpallin partneritet për të zhvilluar një “automjet të përcaktuar nga softueri”
Android Automotive i Google dalëngadalë ka rritur ritmin vitet e fundit me më shumë prodhues automjetesh që zgjedhin sistemin e argëtimit dhe kontrollit në makinë. Një partneritet i ri më i thellë midis Renault dhe Google synon të ofrojë një “automjet të përcaktuar nga softueri”, ose siç e kanë pretenduar me guxim “automjetin e së nesërmes”.
Nuk janë dhënë detaje në atë se si Google dhe Renault planifikojnë ta diferencojnë këtë projekt nga sistemi Android Automotive që gjendet në makinat nga Volvo, Polestar, Honda, General Motors dhe tek shumë marka tjera.
Në një njoftim për shtyp thuhet se Google do të bëhet furnizuesi “i preferuar” i cloud për Renault Group. Kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e strategjisë së Renault “Move to Cloud” dhe mund të shohë një përdorim më të thellë të aftësive të AI për automjetet e ardhshme, raporton 9to5google, përcjell Telegrafi.
Drejtori ekzekutiv i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, pohon se ky partneritet do të “ndihmojë në përshpejtimin e transformimit dixhital të Grupit Renault” duke ofruar njohuri dhe ekspertizë të thelluar në “cloud, AI dhe Android” për të ofruar një përvojë të sigurt, shumë të personalizuar që përmbush pritshmëritë në zhvillim të klientëve. .”
Lidhja me shërbimet e Google Cloud thuhet se ofron përditësime OTA dhe qasje “të efektshme” në të dhënat e makinës. Një parim i kësaj quhet sistemi “Digital Twin”. Në thelb një kopje digjitale e automjetit, kjo do të lejojë aftësi të avancuara të AI dhe integrim të vazhdueshëm të shërbimeve të reja. Renault pretendon se kjo do të mundësojë “performancë më të mirë” dhe “përfitim më të lartë”.
Teknologjia Google Cloud do të lejojë që SDV (automjet i përcaktuar me softuer) të parashikojë më mirë kërkesat e mirëmbajtjes, të ofrojë mbështetje adaptive për drejtimin e automjetit dhe informacione adaptive të drejtimit, si ku mund të aksesohet stacioni më i afërt i karikimit të EV.
Siç u përmend, nuk është e qartë se si kjo e dallon vërtet atë që Renault dhe Google shpresojnë të arrijnë me një “automjet të përcaktuar nga softueri” kundrejt sistemit tashmë mbresëlënës Android Automotive që shumë vetura elektrike dhe makina me djegie të brendshme tashmë mund të kenë qasje.
Renault tashmë ofron Mégane E-Tech të saj me sistemin e ngarkuar paraprakisht, dhe është e paqartë nëse makinat e vjetra do të migrohen në këtë sistem të ri ose nëse vetëm automjetet e ardhshme do të përfitojnë nga ky partneritet duke ecur përpara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A